Kërcënimet e Rusisë për diplomatët në Kiev, BE thërret përfaqësuesin e lartë rus
Bashkimi Evropian ka thirrur të martën përfaqësuesin më të lartë diplomatik të Moskës në Bruksel, pasi Rusia paralajmëroi diplomatët dhe qytetarët e huaj të largohen nga Kievi për shkak të rrezikut nga sulmet me raketa. Zëdhënësja e Shërbimit të Veprimit të Jashtëm të BE-së, Anitta Hipper, e cilësoi paralajmërimin rus si një “përshkallëzim të papranueshëm”, duke theksuar se kërcënimet ndaj diplomatëve dhe civilëve janë të papranueshme. Ajo bëri të ditur se kishte thirrur të ngarkuarën me punë të Rusisë në BE, Karen Malayan, për t’i kërkuar Moskës të ndalojë sulmet ndaj civilëve dhe të angazhohet në negociata reale për paqe. Ministria e Jashtme ruse kishte paralajmëruar një ditë më parë diplomatët dhe shtetasit e huaj të largoheshin “sa më shpejt të jetë e mundur” nga...
Burimi:
javanews.al