‘Kemi ushtrinë më vdekjeprurëse e të tmerrshme në tokë’- Kë po paralajmëron Trump?

‘Kemi ushtrinë më vdekjeprurëse e të tmerrshme në tokë’- Kë po paralajmëron Trump?

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se ndërhyrja ushtarake e Shteteve të Bashkuara në Venezuelë dëshmon se Amerika zotëron “ushtrinë më të fortë, më vdekjeprurëse dhe më të avancuar në Tokë”. Gjatë një fjalimi para anëtarëve republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve në Uashington, Trump dha detaje mbi operacionin ushtarak, duke e cilësuar atë si “të jashtëzakonshëm”. Sipas tij, ushtria amerikane ndërpreu furnizimin me energji elektrike në zona të mëdha të Venezuelës pak para hyrjes në vend, gjë që, sipas Trump, i dha forcave amerikane elementin e befasisë gjatë afrimit drejt kompleksit qeveritar të presidentit Nicolas Maduro. “Dhe mendoni këtë, askush nuk u vra”, tha Trump, duke shtuar se “nga ana tjetër, shumë njerëz u vranë”, pa dhënë detaje të mëtejshme. Presidenti amerikan kritikoi gjithashtu demokratët, të...