Këmbanë alarmi! Fenomeni ‘El Niño’ rikthehet në maj, paralajmërohen ndryshime të forta të motit
Fenomeni klimatik El Niño pritet të rikthehet që në muajin maj, duke sjellë ndikime të mundshme në temperaturat globale dhe në shpërndarjen e reshjeve. El Niño përfaqëson një ngrohje periodike të temperaturave të sipërfaqes së detit në Oqeanin Paqësor qendror dhe lindor, një proces që zakonisht zgjat nga nëntë deri në dymbëdhjetë muaj. Të dhënat e fundit tregojnë se në Paqësorin ekuatorial është vërejtur një rritje e temperaturës së ujërave, çka rrit probabilitetin që fenomeni të zhvillohet gjatë periudhës maj–korrik. Ky fenomen njihet për ndikimin e tij në klimën globale, duke sjellë reshje më të shumta në disa rajone si Amerika e Jugut, jugu i SHBA-së dhe pjesë të Afrikës, ndërsa në zona të tjera si Australia, Indonezia dhe pjesë të Azisë Jugore mund të...
Burimi:
javanews.al