Katër të vdekur nga kërpudhat helmuese në Kaliforni

Katër të vdekur nga kërpudhat helmuese në Kaliforni

Katër persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë kanë pasur nevojë për transplant mëlçie në Kaliforni pas konsumimit të kërpudhave të njohura si “death cap” (kërpudha vdekjeprurëse), të cilat janë përhapur pas një dimri jashtëzakonisht me shi, sipas autoriteteve shëndetësore të shtetit. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin mbledhjen e kërpudhave të egra këtë vit, duke theksuar se “death cap” mund të ngatërrohet lehtësisht me lloje të ngrënshme. Që nga 18 nëntori janë regjistruar mbi 36 raste helmimi. Rastet përfshijnë persona nga mosha 19 muaj deri në 67 vjeç. “Death cap” konsiderohet një nga kërpudhat më të rrezikshme në botë dhe i përket një grupi të vogël speciesh që përmbajnë amatoksina, substanca përgjegjëse për rreth 90% të helmimeve fatale nga kërpudhat...