Kapet me pushkë të mbushur dhe municion, arrestohet 18-vjeçari pranë Kapitolit
Policia e Kapitolit të SHBA-së arrestoi sot rreth mesditës një 18-vjeçar që po ecte drejt Kapitolit në Uashington, duke mbajtur me vete një pushkë të mbushur dhe sasi të konsiderueshme municioni. Sipas autoriteteve, i riu u vu re teksa afrohej drejt ndërtesës dhe filloi të vraponte në drejtim të hyrjes perëndimore. Oficerët e ndaluan menjëherë dhe i kërkuan të hidhte armën, urdhër të cilit ai iu bind, duke u arrestuar në vend. Policia bëri të ditur se 18-vjeçari mbante veshur një jelek ushtarak dhe kishte disa plumba me vete. Ai kishte parkuar një automjet tip Mercedes-Benz SUV në një bllok aty pranë, ku u gjetën edhe një helmetë dhe një maskë gazi. The US Capitol Police say a man wearing a tactical vest jumped out...
Burimi:
top-channel.tv