Kaosi me fluturimet/ Të pasurit po paguajnë deri në 350,000 dollarë për t’u larguar nga Lindja e Mesme me charter

Kaosi me fluturimet/ Të pasurit po paguajnë deri në 350,000 dollarë për t’u larguar nga Lindja e Mesme me charter

Çmimet e avionëve privatë për evakuimin e qytetarëve nga vendet e Gjirit Persik kanë shënuar rritje të ndjeshme, ndërsa konflikti në Lindjen e Mesme vijon të përshkallëzohet. Sipas raportimeve, disa individë shumë të pasur po paguajnë deri në 350 mijë dollarë për një fluturim drejt destinacioneve të sigurta në Evropë dhe më gjerë. Pas sulmeve ajrore të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, shumë linja ajrore ndërkombëtare kanë anuluar fluturimet drejt Lindjes së Mesme, duke shkaktuar kaos në aeroporte dhe duke kufizuar ndjeshëm opsionet e udhëtimit. Si pasojë, kërkesa për avionë privatë është rritur ndjeshëm, duke çuar çmimet në nivele rekord. Raketat dhe dronët iranianë kanë goditur zona si Abu Dhabi, Dubai, Katari dhe Bahreini, vende që deri pak kohë më parë konsideroheshin relativisht të sigurta....