Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Kaos trafiku, dimri mbërthen Europën/ Ngrica të papara, pezullohen udhëtimet e transportit publik
Dimri ka mbërthyer rajone të tëra të Europës, duke shkaktuar një kaos të vërtetë të lëvizjes. Reshjet e dëborës dhe ngricat po mundojnë kontinentin e vjetër. Problemet vazhdojnë në aeroportin e Amsterdamit Schiphol në Holandë, ku bremnda dy ditësh janë anuluar mbi 700 fluturime. Më shumë se 1.000 pasagjerëve u është dashur të kalojnë natën në aeroport duke fjetur në dyshekë palosës, sikurse njofton aeroporti në faqen e vet të internetit. Autoritetet atje parashikojnë, që moti dimëror me erëra të forta do të vazhdojë. Edhe qarkullimi i trenave në Holandë ka pasur pengesa dhe anulime duke u paralizuar pjesërisht prej reshjeve të borës. Edhe në Francë moti ka shkaktuar probleme në qarkullim. Rrallëherë më parë ka qëndruar kaq gjatë shtresa e borës në Paris sit...