Kaos pas arrestimit të Maduros! Të shtëna me armë në Karakas pranë presidencës
FOTO ILUSTRUESE VENEZUELË-Teksa Venezuela ndodhet në gjendje tensioni pas sulmit amerikan dhe kapjes së presidentit Nicolás Maduro, tensionet janë përshkallëzuar. CNN ka publikuar disa pamje që tregojnë dritat e zjarrit kundërajror mbi qiellin e kryeqytetit të Venezuelës, ndërsa në video të tjera dëgjohen të shtëna armësh pranë zonës së pallatit presidencial Miraflores. Ministria e Komunikimit dhe Informacionit e Venezuelës deklaroi se policia kishte qëlluar ndaj dronëve që po fluturonin pa leje mbi qytet. Nga ana tjetër një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se SHBA po ndjek nga afër raportimet për të shtënat në Venezuelë, por theksoi se “SHBA nuk është e përfshirë”.
Burimi:
zeri.ai