Kancelari Merz: Sfidat globale janë mundësi për Evropën
Situata e politikës botërore është serioze dhe e vështirë – por sjell edhe shanse për Gjermaninë dhe Europën. Kështu mund përmblidhet thelbi i deklaratës qeveritare të kancelarit Friedrich Merz në Bundestag (29.01.2026). “Po fryn një erë e ashpër në botë, e cila gjithnjë e më shumë po karakterizohet nga fuqitë e mëdha. Pikërisht për këtë arsye është e rëndësishme, që Europa tani të tregojë forcë – dhe më shumë vetëdije në politikën e pushtetit. Europianët mund t’i realizojnë përfytyrimet e tyre qoftë edhe pjesërisht vetëm nëse e mësojnë edhe vet “gjuhën e politikës së pushtetit”, tha Merz. “Europa nuk është vetëm një zonë e fuqishme ekonomike me shumë potencial ekonomik, por është edhe një vend i vlerave dhe i rendit. Kjo duhet ruajtur dhe zgjeruar....
Burimi:
vizionplus.tv