Kancelari Merz do lejojë përdorimin e aseteve ruse të vendosura në Gjermani
Kancelari Friedrich Merz synon të përmbushë kërkesën e Belgjikës dhe të vërë në dispozicion asetet e mbajtura nga banka qendrore ruse në Gjermani, për të mbështetur Ukrainën. Kështu raportoi pak më parë agjencia gjermane e lajmeve “DPA”, duke cituar burime pranë negociatave që po zhvillohen në Bruksel. Sipas planeve të Komisionit Evropian, fondet ruse do të përdoren për të siguruar kredi deri në 90 miliardë euro për Ukrainën gjatë dy viteve të ardhshme. Në planin afatgjatë, kjo shumë mund të arrijë në 210 miliardë euro. Për më tepër, Rusia do t’i marrë paratë e saj mbrapsht vetëm nëse i paguan kompensim Ukrainës pas përfundimit të luftës së saj agresive. Qeveria gjermane ende nuk e ka zbuluar shumën e saktë të parave të bankës qendrore ruse...