Kanadaja kërkon rend të ri tregtar global, kryeministri kanadez bashkëpunon me Kinën dhe sfidon varësinë nga SHBA
Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, po përpiqet të nxisë një rend të ri tregtar global duke forcuar bashkëpunimin me Kinën dhe duke nënshkruar marrëveshje më të vogla tregtare, ndërsa përballet me kufizimet që vijnë nga varësia e madhe ekonomike e Kanadasë nga Shtetet e Bashkuara. Javën e kaluar, Carney e çoi më tej strategjinë e divesifikimit të tregtisë, duke nënshkruar një marrëveshje me Kinën, një qasje që shkon përtej asaj të disa aleatëve evropianë. Ai synon ta paraqesë Kanadanë si një udhëheqëse të mundshme të një rendi të ri tregtar global, pas tarifave të vendosura nga presidenti amerikan Donald Trump, të cilat kanë tronditur marrëdhënie të vjetra tregtare. Përpjekjet për të krijuar aleanca dhe partneritete të reja tregtare janë bërë më urgjente për vende si...
Burimi:
top-channel.tv