“Kanadaja jeton sepse ekziston SHBA”, Trump kritikon kryeministrin kanadez: Keni mungesë mirënjohje ndaj nesh

“Kanadaja jeton sepse ekziston SHBA”, Trump kritikon kryeministrin kanadez: Keni mungesë mirënjohje ndaj nesh

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se Kanadaja mbijeton falë mbështetjes amerikane, duke kritikuar ashpër kryeministrin kanadez Mark Carney për mungesë mirënjohjeje ndaj SHBA-së. Deklarata u bë gjatë një fjalimi të Trump në Forumin Ekonomik Botëror në Davos. “Kanadaja jeton sepse ekzistojnë Shtetet e Bashkuara”, tha Trump, duke theksuar se siguria e Kanadasë varet drejtpërdrejt nga mbrojtja amerikane. Presidenti amerikan u shpreh se SHBA-të ofrojnë mbrojtje jo vetëm për veten, por edhe për aleatët e saj, përfshirë Kanadanë, përmes projekteve të mëdha ushtarake. Ai përmendi ndërtimin e sistemit të mbrojtjes raketore “Golden Dome”, duke thënë se ky sistem do të mbrojë automatikisht edhe Kanadanë. “Do të ndërtojmë kupolën më të madhe të artë që është ndërtuar ndonjëherë. Vetë natyra e saj do ta...