Kalojnë anijet e naftës-Hapet Ngushtica e Hormuzit! Irani: Do të godasim vetëm anijet e SHBA dhe Izraelit
pamje nga ngushtica IRAN-Ngushtica e Hormuzit, e cila është itinerari më i rëndësishëm i anijeve për transportin e naftës, nuk do të cënohet nga forcat ushtarake iraniane. Zëdhënësi i forcave të armatosura iraniane, Abolfazl Shekarchi në një deklaratë së fundmi njoftoi se ngushtica kontrollohet prej tyre por nuk do të mbyllet. Shënjestër e sulmeve janë vetëm anijet amerikane dhe ato izraelite. “Ne e kontrollojmë Ngushticën e Hormuzit, por nuk do ta mbyllim dhe të gjitha anijet mund ta kalojnë atë. Megjithatë, anijet e Shteteve të Bashkuara dhe të Izraelit do të jenë objektiv i forcave të armatosura iraniane. Irani nuk mund të japë asnjë garanci për sigurinë e anijeve të të gjitha vendeve dhe, nëse ato vendosin të kalojnë përmes Ngushticës, përgjegjësia për çdo incident...
Burimi:
zeri.ai