Kaloi oqeanin për të takuar gruan që njohu online, amerikani dënohet me 5 vjet burg në Rusi
Një gjykatë ruse dënoi me pesë vjet burg një shtetas amerikan, i cili kaloi kufirin nga SHBA drejt Rusisë me jaht për të takuar një grua ruse që e kishte njohur në internet. Vendimi u mor pasi në jahtin e tij u gjet një armë zjarri, njoftoi shërbimi gjyqësor rus. Burri, i identifikuar si Charles Wayne Zimmerman, pranoi fajësinë, por deklaroi para gjykatës se armën e mbante për sigurinë personale dhe se nuk ishte në dijeni të ligjeve ruse për armëmbajtjen. Sipas autoriteteve, Zimmerman u nis në korrik të vitit 2024 nga Karolina e Veriut, mbërriti fillimisht në Portugali dhe më pas, pasi përshkoi Mesdheun dhe Detin e Zi, arriti në portin rus të Soçit në qershor 2025. A love struck American sailed to see...
Burimi:
vizionplus.tv