Kallas: Zgjerimi i BE-së, antidot ndaj imperializmit rus

Kallas: Zgjerimi i BE-së, antidot ndaj imperializmit rus

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimi Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, vlerësoi se Rusia nuk është më një superfuqi, pasi ka arritur me vështirësi përparim në vijat e frontit krahasuar me vitin 2014. Ajo tha se zgjerimi i BE-së është antidot ndaj “imperializmit rus”. “Sot Rusia është e dobësuar, ekonomia e saj është në gjendje të rëndë, është e ndarë nga tregu energjetik evropian, dhe qytetarët po largohen. Kërcënimi më i madh është se mund të përfitojë më shumë në tryezën e negociatave sesa në fushëbetejë”, tha Kallas. Ajo paralajmëroi se “kushtet maksimaliste të Rusisë nuk mund të përmbushen me një përgjigje minimale”. Ajo gjithashtu paraqiti parimet e BE për arritjen e paqes në Ukraina: nëse kufizohet ushtria ukrainase, duhet të kufizohet...