Kallas i kërkon SHBA të mos bombardojë Iranin: Nuk kemi nevojë për një luftë të re
Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së i ka kërkuar SHBA-së të përmbahet nga sulmet ndaj Iranit, pasi ministri i Jashtëm i Teheranit akuzoi bllokun për “ndezjen e flakëve” të “luftës totale” duke e listuar Trupën e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) si një grup terrorist. “Kur bëhet fjalë për sulme, atëherë mendoj se rajoni nuk ka nevojë për një luftë të re”, u tha gazetarëve Kaja Kallas, shefja e politikës së jashtme të BE-së, pas një takimi të ministrave të BE-së në Bruksel të enjten. Kallas shtoi se futja në listën e zezë e IRGC-së – një njësi ushtarake elitare që i përgjigjet drejtpërdrejt Udhëheqësit Suprem Ali Khamenei – do të ushtronte “më shumë presion” mbi regjimin islamik pas shtypjes brutale të protestave këtë muaj,...
Burimi:
javanews.al