Kallas: BE do t’i japë Ukrainës 50 milionë euro për infrastrukturën energjetike

Kallas: BE do t’i japë Ukrainës 50 milionë euro për infrastrukturën energjetike

Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas me anë të një postimi në “X” u shpreh se Rusia po dështon në fushën e betejës dhe përmes sulmeve në infrastrukturës energjetike, po përpiqet ta shndërrojë dimrin në armë. Kallas u shpreh BE do t’i japë Ukraninës 50 milionë euro për infrastrukturën energjetike. “Rusia po dështon në fushën e betejës, kështu që po përpiqet ta shndërrojë dimrin në armë. BE-ja po përgjigjet me paketën më të madhe të ndihmës për dimër ndonjëherë. Vetëm sot, ne siguruam 500 gjeneratorë shtesë dhe 50 milionë euro për mbështetje energjetike. Paralelisht, ne rrisim presionin mbi Rusinë”, theksoi Kallas përmes një postimi në rrjetin social X.