Kaja Kallas: BE pritet të hartojë listën e kushteve ndaj Rusisë

Kaja Kallas: BE pritet të hartojë listën e kushteve ndaj Rusisë

Shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, do të propozojë hartimin e një liste me kushtet që Evropa do t’i vendosë Rusisë në kuadër të përpjekjeve për arritjen e një marrëveshjeje paqeje. “Që të gjithë rreth tryezës, përfshirë rusët dhe amerikanët, duhet ta kuptojnë se është e domosdoshme që evropianët të jenë të një mendjeje për të pasur një marrëveshje paqeje”, deklaroi Kallas para një grupi gazetarësh të agjencive të lajmeve në Bruksel. Ajo theksoi se edhe Bashkimi Evropian ka kushtet e veta. “Ne kemi gjithashtu kushte dhe ato duhet t’ua vendosim rusëve, jo ukrainasve, të cilët tashmë janë nën një presion të jashtëzakonshëm”, u shpreh Kallas.