“Jo një akt hakmarrjeje ndaj Turqisë”/ Izraeli miraton njohjen e gjenocidit armen, në pritje të votimit në Knesset

“Jo një akt hakmarrjeje ndaj Turqisë”/ Izraeli miraton njohjen e gjenocidit armen, në pritje të votimit në Knesset

Këshilli i ministrave të Izraelit miratoi unanimisht të dielën një propozim për njohjen zyrtare të gjenocidit armen të kryer nga Perandoria Osmane. Sipas njoftimit, vendimi do t’i dërgohet tani për miratim parlamentit izraelit, Knesset-it. Duke shpallur miratimin e kabinetit, ministri i Jashtëm Gideon Sa’ar deklaroi se “Nuk është kurrë vonë për të bërë gjënë e duhur.” Duke komentuar vendimin, Sa’ar tha se “Pavarësisht dokumentimit historik të gjerë dhe të qartë, gjenocidi armen mbetet edhe sot objekt i një fushate të institucionalizuar mohimi dhe minimizimi, përfshirë rishkrimin manipulativ të historisë, kryesisht nga qeveria turke. Besohet gjerësisht se Perandoria Osmane kreu krime që përbëjnë gjenocid në mënyrë sistematike, me synimin për të shkatërruar popullin armen.” “Mendoj se ka ardhur koha që Izraeli, si shtet hebre, ta pranojë zyrtarisht...