“Jeffrey Epstein u vra”/ Akuza e fortë e vëllait të tij: Po mbulohet krimi! Dosja e publikuar është një shpërqendrim

“Jeffrey Epstein u vra”/ Akuza e fortë e vëllait të tij: Po mbulohet krimi! Dosja e publikuar është një shpërqendrim

Mark Epstein, vëllai i financierit të dënuar për pedofili, Jeffrey Epstein, i cili u gjet i vdekur në qelinë e tij në një burg të Nju Jorkut në vitin 2019, po akuzon Departamentin Amerikan të Drejtësisë për mbulimin e vrasjes. “Në këtë fazë, unë e di që ai është vrarë“, tha ai për BFMTV të hënën, duke sulmuar qeverinë amerikane, për vdekjen e të vëllait, i cili u gjet i vrarur në qelinë e tij. “Unë akuzoj Departamentin e Drejtësisë për mbulimin e vrasjes së Jeffrey-t”, tha ai. Mark Epstein shkoi asokohe në burg për të identifikuar trupin, i shoqëruar nga dy ekspertë ligjorë. Siç pretendoi ai, “ata dolën nga autopsia dhe thanë se nuk mund të arrinin në përfundimin se ishte vetëvrasje, sepse gjetjet...