Jeffrey Epstein kërkoi qasje në miliarda asetet e ngrira të Libisë
Financieri amerikan Jeffrey Epstein kërkoi të rikuperonte 80 miliardë dollarë në asetet shtetërore të ngrira të Libisë përmes një rrjeti ish-zyrtarësh të inteligjencës britanike dhe izraelite, sipas dokumenteve të fundit të publikuara të premten nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA. Siç shkruan “Euronews”, një email i korrikut të vitit 2011 i dërguar nga një prej bashkëpunëtorëve të tij, zbulon planet për të shfrytëzuar “kaosin politik dhe ekonomik” në Libi për të identifikuar dhe rikuperuar fondet libiane të ngrira në vendet perëndimore. Asetet e ngrira arrinin rreth 80 miliardë dollarë, përfshirë 32.4 miliardë në Shtetet e Bashkuara. Email-i i përshkruante asetet si “të vjedhura dhe të shpërdoruara”, duke vënë në dukje se vlera e tyre potenciale mund të ishte trefish ose katërfish më e madhe. Në këtë...
Burimi:
javanews.al