Japonia thirrje SHBA-së: Mos rrisni tarifat ndaj nesh
Ministri japonez i Ekonomisë dhe Industrisë, Ryosei Akazawa, përsëriti thirrjen e tij që Shtetet e Bashkuara të mos vendosin tarifa më të larta se sa janë rënë dakord gjatë një takimi me Sekretarin e Tregtisë Hoëard Lutnick. Takimi përfaqëson një hap kyç përpara samitit midis kryeministrit Sanae Takaichi dhe presidentit Donald Trump, i planifikuar për 19 mars në Shtëpinë e Bardhë. Në qendër të diskutimeve është plani i investimeve prej 550 miliardë dollarësh që Tokio ka premtuar të ndajë për sektorët strategjikë të SHBA-së deri në janar 2029, në këmbim të një uljeje të tarifave. Pavarësisht vendimit të fundit të Gjykatës Supreme të SHBA-së që pavlefshoi tarifat globale të administratës Trump të zëvendësuara nga një masë e përkohshme prej 10%, që do të rritet në...
Burimi:
vizionplus.tv