Izraeli vret anëtarin e forcës “Quds” të Iranit

Izraeli vret anëtarin e forcës “Quds” të Iranit

Ushtria izraelite njoftoi sot (25 dhjetor), se kishte vrarë një luftëtar nga Forca elitare Quds të Iranit. Viktima u cilësua si krahu i operacioneve speciale të jashtme të Gardës Revolucionare, dhe ngjarja ndodhi gjatë një sulmi të radhës në Liban. Izraeli akuzon Forcën Quds për planifikimin e sulmeve kundër territorit izraelit “nga Siria dhe Libani”. “Hussein Mahmoud Marsad al-Jawari ka luajtur një rol qendror në njësinë operative të Forcës Quds, Njësia 840, dhe në vitet e fundit ka marrë pjesë në planifikimin e sulmeve terroriste kundër Shtetit të Izraelit nga Siria dhe Libani”, tha ushtria izraelite IDF, në një deklaratë.