Izraeli thotë se ka goditur kompleksin presidencial të Iranit

Izraeli thotë se ka goditur kompleksin presidencial të Iranit

Ushtria izraelite njoftoi se forcat ajrore kanë goditur kompleksin e udhëheqjes së regjimit iranian, përfshirë Zyrën Presidenciale dhe Këshillin e Lartë të Sigurisë Kombëtare, sipas BBC. Në një deklaratë në Telegram, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thanë se mbi objektiva është hedhur “një numër i madh municionesh”, duke shtuar se është goditur edhe një institucion trajnimi ushtarak, si dhe “infrastrukturë tjetër e rëndësishme e regjimit”. Kompleksi është përdorur edhe nga ish-udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, sipas njoftimit. Khamenei u vra në kompleksin e tij në fundjavë.