Izraeli sulmon Teheranin gjatë natës, IDF: Goditëm objektivat e regjimit iranian
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) njoftojnë se kanë nisur sulme të reja ndaj objektivave në Teheran, duke i cilësuar ato si pjesë e “regjimit terrorist iranian”. Sipas deklaratës zyrtare, operacioni është në vijim dhe synon struktura të lidhura me autoritetet iraniane në kryeqytet. Këto zhvillime vijnë pasi Izraeli kreu sulme edhe në Bejrut, ku sipas IDF u goditën zona specifike në jug të qytetit. Para nisjes së sulmit, ushtria izraelite kishte lëshuar një paralajmërim për evakuim për shtatë zona, duke u kërkuar banorëve të largoheshin menjëherë. Situata në rajon mbetet e tensionuar, ndërsa përshkallëzimi i sulmeve rrit shqetësimet për një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv