Izraeli shkatërron mega-bazën nëntokësore të Hezbollahut përmes operacionit “Sof Pasuk”

Izraeli shkatërron mega-bazën nëntokësore të Hezbollahut përmes operacionit “Sof Pasuk”

Ushtria Izraelite (IDF) ka ndërmarrë një goditje të fuqishme ndaj infrastrukturës ushtarake të Hezbollahut në Libanin jugor, duke shkatërruar plotësisht një mega-bazë nëntokësore të pozicionuar në zonën e fshatit Majdal Zoun. Lajmi është konfirmuar zyrtarisht mbrëmjen e sotme përmes një njoftimi për shtyp nga zyra e Kryeministrit Benjamin Netanyahu. Operacioni i koduar si “Sof Pasuk” (Fundi i Kapitullit) ka tronditur rrjetin logjistik të grupit militant, duke asgjësuar një strukturë komplekse taktike. Sipas të dhënave të inteligjencës të bëra publike nga autoritetet izraelite, mega-baza kishte përmasa të konsiderueshme dhe paraqiste një rrezik të drejtpërdrejtë: Mbi 200 metra tunel nëntokësor; mbi 25 metra nën sipërfaqen e tokës; përmbante qindra armë, municione dhe pajisje luftarake’ infrastruktura kishte disa gropa të fshehura lëshimi, të projektuara dhe të pozicionuara posaçërisht...