Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Kur granata e serisë M825 me kalibër 155 mm shpërthen, duke nxjerrë pëlhurat e saj me fosfor të bardhë, ajo lëshon një re të dallueshme. Kështu hulumtuesit e Organizatës për të Drejtat e Njeriut thonë se arritën të verifikojnë përdorimin e këtij armamenti nga Izraeli në jug të Libanit, duke ringjallur akuzat për shkelje të ligjit të luftës. Grupi me seli në New York tha se kishte verifikuar dhe gjeolokalizuar tetë imazhe që tregojnë shpërthime të municioneve me fosfor të bardhë mbi zona rezidenciale në qytetin jugor libanez Yohmor, gjatë ditëve të para të sulmit izraelit gjatë luftës në Gaza. Që atëherë kanë dalë edhe video të tjera që pretendojnë të tregojnë shpërthime të fosforit të bardhë në jug të Libanit. Hulumtuesit paralajmërojnë se me...