Izraeli paralajmëron Iranin: Kemi një plan të organizuar me shumë surpriza

Izraeli paralajmëron Iranin: Kemi një plan të organizuar me shumë surpriza

Lufta kundër Iranit do të vazhdojë me intensitet të pandërprerë dhe pa kompromis, tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu. Në një deklaratë të bërë mbrëmjen e sotme Netanyahu u shpreh se  Izraeli ka “një plan të organizuar me shumë surpriza” për fazën tjetër të luftës me Iranin, “për të destabilizuar regjimin, për të lejuar ndryshimin”, tha Netanyahu. “Ju jeni gjithashtu në shënjestër. Kushdo që e lëshon armën nuk do të dëmtohet. Kushdo që nuk e bën këtë do të jetë përgjegjës për çfarëdo që i ndodh”, theksoi netanyahu. Duke iu drejtuar popullit iranian, kryeministri izraelit tha se “momenti i së vërtetës po afron”. Izraeli “nuk po përpiqet ta ndajë Iranin”, tha ai, “ne po përpiqemi ta çlirojmë atë”. Por në fund të fundit, “varet nga ju”...