Izraeli padit për shpifje gazetën “The New York Times”
Ministria e Jashtme e Izraelit tha se kryeministri Benjamin Netanyahu dhe ministri i Jashtëm Gideon Sa’ar kanë udhëzuar nisjen e një padie për shpifje kundër gazetës The New York Times, pas publikimit të një artikulli nga kolumnisti Nicholas Kristof. Në një deklaratë të shpërndarë në platformën sociale amerikane X, ministria izraelite e cilësoi artikullin si “një nga gënjeshtrat më të neveritshme dhe të shtrembëruara të publikuara ndonjëherë kundër Shtetit të Izraelit në shtypin modern”. Ministria gjithashtu akuzoi gazetën për mbështetje të artikullit dhe tha se do të ndërmerren hapa ligjorë kundër The New York Times. Njoftimi erdhi pasi Kristof publikoi një artikull me titull “Heshtja që shoqëron përdhunimin ndaj palestinezëve”, ku pretendohej se të burgosurit palestinezë janë përballur me dhunë seksuale të gjerë nga rojet...
Burimi:
opinion.al