Izraeli njohu Somalilandi, OKB mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë

Izraeli njohu Somalilandi, OKB mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë të hënën një takim urgjent lidhur me vendimin e Izraelit për të njohur Somalilandin si shtet të pavarur, një veprim që ka shkaktuar zemërim në Somali dhe reagime të ashpra nga shumë vende të rajonit. Të shtunën, 21 vende arabe dhe myslimane publikuan një deklaratë të përbashkët, ku paralajmëruan se ky vendim do të kishte “implikime serioze për paqen dhe sigurinë në Bririn e Afrikës”, si dhe për stabilitetin e rajonit më të gjerë të Detit të Kuq. Deklarata, e lëshuar nga qeveria e Katarit, dënoi ashpër iniciativën e Izraelit, duke e cilësuar atë si “një shkelje serioze të parimeve të së drejtës ndërkombëtare”. Ajo dënoi gjithashtu “përpjekjet për të dëbuar me forcë palestinezët nga...