Izraeli nis një valë të re sulmesh kundër Iranit, forcat ajrore godasin Teheranin dhe Isfahanin
Forcat Mbrojtëse të Izraelit njoftuan se kanë filluar “një valë të gjerë sulmesh” kundër infrastrukturës së Iran, duke përfshirë kryeqytetin Teheran dhe Isfahan, ku ndodhen objekte kritike për programin bërthamor të vendit. Njoftimi erdhi pas një nate bombardimesh të rënda në Teheran dhe zonat përreth. Para raundit të fundit të sulmeve, guvernatori i Isfahanit raportoi se 80 shtëpi ishin dëmtuar rëndë nga goditjet e natës. Pamjet e publikuara treguan tym të dendur që ngrihej mbi vendet e goditura, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në infrastrukturë. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv