“Izraeli ngriti bazë sekrete në Irak për operacionet kundër Iranit”
Izraeli ka ngritur një bazë sekrete ushtarake në shkretëtirën e Irakut për të mbështetur operacionet kundër Iranit, raportoi gazeta amerikane “The Wall Street Journal”, duke cituar burime të njohura me çështjen, përfshirë zyrtarë amerikanë. Sipas raportit, objekti u ndërtua me dijeninë e Shtetet e Bashkuara pak para nisjes së konfliktit SHBA-Izrael kundër Iranit. Baza shërbente si qendër logjistike për Forcën Ajrore izraelite dhe strehonte njësi të forcave speciale, si edhe ekipe kërkim-shpëtimi të gatshme për të ndihmuar pilotët në rast rrëzimi të avionëve. Mediat e huaja shkruajnë se raportoi se nuk ka mundur të verifikojë në mënyrë të pavarur pretendimet e publikuara nga WSJ. Ndërkohë, zyra e kryeministrit izraelit nuk ka reaguar ndaj kërkesave për një koment. Ekzistenca e bazës thuhet se rrezikoi të zbulohej...
Burimi:
opinion.al