Izraeli konfirmon vrasjen e udhëheqësit suprem të Iranit: Ka foto me trupin e tij të vdekur

Izraeli konfirmon vrasjen e udhëheqësit suprem të Iranit: Ka foto me trupin e tij të vdekur

Izraeli ka konfirmuar që udhëheqësi suprem Iranian ishte vrarë në sulme të shtunën, sipas dy burimeve izraelite të njohura me çështjen. Një nga burimet tha se Izraeli kishte marrë një fotografi të trupit të vdekur të Ayatollah Ali Khamenei. Një burim i dytë tha se një njoftim zyrtar po përgatitet. Më herët në mbrëmje, Kryeministri Benjamin Netanyahu tha se ka shumë shenja që Khamenei “nuk është më me ne.” Ndërkohë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane tha që presidenti i Iranit dhe Udhëheqësi Suprem janë “të sigurt dhe mirë në gjendje.” Por Khamenei nuk është parë në publik ose në video që nga sulmet filluan. Top Channel