Izraeli dhe Libani dakordësohen për armëpushim
Si rezultat i bisedimeve të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe Libani janë pajtuar që të zbatojnë një armëpushim, njoftoi Departamenti amerikan i Shtetit. Izraeli dhe Libani po ashtu janë pajtuar që të punojnë drejt krijimit të zonave pilot në të cilat Forcat e Armatosura të Libanit do të merrnin kontrollin ekskluziv të territorit, duke përjashtuar të gjithë aktorët joshtetërorë, u tha në njoftim. Këto hapa do të lehtësojnë përparimin drejt një marrëveshjeje për paqe gjithëpërfshirëse dhe të sigurisë, shtoi Uashingtoni. Izraeli rikonfirmoi se siguria dhe integriteti i tij territorial mund të garantohen vetëm përmes çarmatosjes së Hezbollahut dhe shkatërrimit të infrastrukturës së tij në të gjithë Libanin, sipas deklaratës. Të dy palët ranë dakord të rifillojnë diskutimet në kuadër të kanaleve politike dhe...
Burimi:
vizionplus.tv