Ivanka Trump i tregon botës Zvërnecin dhe bregdetin e Vlorës, me “Luleborë” në sfond
Ivanka Trump, vajza e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka ndarë së fundmi në rrjetet sociale disa pamje nga vizita e saj në Zvërnec dhe përgjatë bregdetit të Vlorës. Në fotot dhe videot e publikuara shfaqen peizazhe mbresëlënëse natyrore, deti dhe gjelbërimi karakteristik i zonës, si edhe pamje panoramike nga ishulli i Sazanit. Pamjet shoqërohen në sfond nga kënga shqiptare “Luleborë”. Ivanka Trump qëndroi për dy ditë në Vlorë, ndërsa mbrëmjen e djeshme u prit në Kryeministri nga kryeministri Edi Rama. Kreu i qeverisë e takoi atë edhe në Vlorë, ku ata darkuan së bashku me delegacionin që shoqëronte Ivanka Trump. Vizita e saj në Shqipëri u zhvillua në kuadër të projektit për zhvillimin e Ishullit të Sazanit dhe zonës së...
Burimi:
vizionplus.tv