Italia mbyll përkohësisht ambasadën e saj në Teheran

Italia mbyll përkohësisht ambasadën e saj në Teheran

Rrezik sigurie, stafi dhe qytetarët italianë transferohen në Baku.  Italia ka vendosur të mbyllë përkohësisht ambasadën e saj në Teheran për arsye sigurie dhe ta transferojë personelin diplomatik në Baku, në kryeqytetin e Azerbajxhanit.  Lajmin e ka njoftuar pak më parë ministri i Jashtëm Antonio Tajani, raporton Alba Kepi për Syri. Operacioni përfshiu një mision për të ndihmuar rreth 50 italianë midis stafit diplomatik dhe bashkëkombësve që dëshironin të largoheshin nga Iran, e të kalonin kufirin drejt Azerbajxhanit. Tajani ka theksuar se personi diplomatik ishte reduktuar tashmë prej kohësh, por situata e fundit e tensionuar ka bërë të domosdoshme këtë transferim. Autoritetet italiane kanë nënvizuar se mbyllja është e përkohshme dhe bëhet vetëm për arsye sigurie dhe se nuk ka një prishje të marrëdhënieve diplomatike...