Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Italia ka 79 miliarderë/ Kush ndodhet në krye të listës dhe ku në cilin vend ndodhen trashëgimtarët e Armani-t
Numri i miliarderëve italianë ka arritur në 79 dhe pasuria e tyre vazhdon të rritet me ritme të larta. Sipas klasifikimit të revistës Forbes, Giovanni Ferrero, Andrea Pignataro dhe Giancarlo Devasini mbeten tre personat më të pasur në Itali, duke dominuar listën për vitin 2025. Në total, pasuria e 79 miliarderëve italianë shkon në 357,2 miliardë dollarë, një rritje prej 5% krahasuar me prillin e këtij viti dhe 65% më shumë se në klasifikimin e vitit të kaluar. Kjo tendencë pasqyron rritjen globale të pasurisë së super të pasurve. Sipas UBS, në nivel botëror, 2.919 miliarderë kanë përjetuar një rritje prej 13% të pasurisë së tyre në 12 muaj, duke e çuar totalin në 15.800 miliardë dollarë. Për më tepër, një pjesë e kësaj pasurie...