Italia do të vijojë ndihmën ushtarake për Ukrainën në vitin 2026

Italia do të vijojë ndihmën ushtarake për Ukrainën në vitin 2026

Italia ka vendosur të vazhdojë të ofrojë ndihmë ushtarake për Ukrainën gjatë vitit të ardhshëm, me një dekret të nënshkruar të hënën nga kryeministrja Giorgia Meloni. Dekreti miraton dërgimin e armëve dhe pajisjeve ushtarake për Kievin, duke përforcuar pozicionin e Italisë si një nga partnerët më të besueshëm të Ukrainës brenda NATO-s. Vendimi për të vazhduar ndihmën ushtarake për 2026-n, i planifikuar fillimisht për fillim-dhjetorin, u shty për shkak të kundërshtimeve nga një prej partnerëve të koalicionit qeverisës. Partia e djathtë populiste Lega, e udhëhequr nga zëvendëskryeministri Mateo Salvini, kërkoi ndryshime në tekst për të theksuar më shumë ndihmën jo-ushtarake dhe për të sqaruar se dërgimi i armëve shërben vetëm për nevoja mbrojtëse. Pas diskutimeve, koalicioni tre-partiak ra dakord për disa ndryshime të vogla në...