Islanda voton për rifillimin e bisedimeve të anëtarësimit në BE
Bota E Premte, 6 Mars 2026 19:52 Islanda do të mbajë një referendum mbi rifillimin e bisedimeve të anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE) më herët se sa ishte planifikuar fillimisht, sipas Ministrisë së Jashtme të Reykjavik-ut. Vendimi për të mbajtur votimin më 29 gusht u miratua nga Kabineti të premten. Propozimi, i paraqitur nga qeveria e koalicionit të qendrës së majtë të Kryeministres Kristrun Frostadottir, duhet të miratohet nga parlamenti i Islandës, Althingi, përpara se votimi të mund të zhvillohet. Qeveria ka deklaruar se do ta paraqesë propozimin në parlament në fillim të javës së ardhshme. Nëse islandezët mbështesin rifillimin e bisedimeve dhe nëse këto çojnë në një ftesë për t’u bashkuar me bllokun, atëherë do të mbahej një referendum i dytë dhe përfundimtar mbi...
Burimi:
kohajone.com