Ishulli Kharg, ‘zemra’ e naftës iraniane dhe pika që mund të vendosë fatin e ekonomisë botërore

Ishulli Kharg, ‘zemra’ e naftës iraniane dhe pika që mund të vendosë fatin e ekonomisë botërore

Ndërsa lufta në Lindjen e Mesme po përshkallëzohet, vëmendja po përqendrohet gjithnjë e më shumë te një ishull i vogël shkëmbor në Gjirin Persik, që ndodhet në “zemër” të ekonomisë së naftës së Iranit: Ishulli Kharg. Ky ishull, rreth 24 kilometra larg bregdetit iranian, ‘strehon’ terminalin kryesor të eksportit të naftës së papërpunuar të vendit (një pjesë e madhe e së cilës shkon drejt Kinës) dhe përmes tij kalon pjesa dërrmuese e dërgesave të naftës iraniane drejt tregjeve botërore. Rreth 85% deri në 95% e eksporteve të naftës së Iranit ngarkohen pikërisht në këtë pikë, përpara se cisternat të nisen përmes Gjirit Persik dhe Ngushticës së Hormuzit drejt destinacioneve ndërkombëtare. Në praktikë, kjo e bën ishullin infrastrukturën energjetike më të rëndësishme që zotëron Irani! Përgjatë dekadave, impiantet...