“Ishte errësirë dhe ishte vdekjeprurëse”- Trump zbulon detaje rreth armës sekrete amerikane
Informacionet për një armë çudibërëse amerikane, të mbajtur të fshehur nga publiku, kanë qarkulluar prej kohësh. Tani, duket se askush tjetër përveç Presidentit të SHBA-së jo vetëm që e ka konfirmuar ekzistencën e një arme të tillë, por edhe ka zbuluar detaje në një intervistë me Ëashington Post në Zyrën Ovale. Sipas raportimeve, arma sekrete mund të jetë përdorur në arrestimin e ish-presidentit të Venezuelës. Trump tha se forcat amerikane përdorën një armë që ai e quajti “Disorientimi ose humbje e orientimit” gjatë operacionit amerikan në Karakas në fillim të këtij muaji që rrëzoi Nicolás Maduron. Trump u mburr se arma misterioze “çaktivizoi pajisjet e armikut” kur helikopterët amerikanë mbërritën në Karakas më 3 janar për të arrestuar Maduron dhe gruan e tij Cilia Flores...
Burimi:
javanews.al