Ishte duke transmetuar LIVE, influencuesi Cesar Gastelum vritet me armë në Meksikë (VIDEO)
Cesar Gastelum po filmonte me dy miq të tij jashtë një restoranti fast food në zonën Tres Rios, në qytetin verior të Culiacan, të martën në mbrëmje, kur dy persona me motor iu afruan. Njëri prej tyre e qëlloi nga afër, duke e lënë të vdekur në vendngjarje. Gastelum kishte më shumë se 500 mijë ndjekës në TikTok dhe ishte i njohur kryesisht për videot humoristike që publikonte në rrjetet sociale. Ky nuk është rasti i parë që një personazh i njohur në rrjetet sociale vritet në Meksikë. Vitin e kaluar, 23-vjeçarja Valeria Marquez u qëllua për vdekje në një sallon bukurie, ndërsa po transmetonte live në TikTok. Gjatë transmetimit të fundit, Gastelum dhe miqtë e tij mbanin veshje portokalli dhe çanta që zakonisht përdoren...
Burimi:
javanews.al