“Ishte diçka që duhej bërë”, Trump: Çmimet e larta të naftës do të jenë deri në përfundim të luftës me Iranin

“Ishte diçka që duhej bërë”, Trump: Çmimet e larta të naftës do të jenë deri në përfundim të luftës me Iranin

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se rritja e çmimeve të naftës do të jetë për pak kohë, gjatë luftës me Iranin, por siguroi se “sapo të mbarojë kjo, ato do të bien edhe më poshtë se më parë”. “Njerëzit menduan se ishte diçka që duhej bërë”, u tha ai gazetarëve ndërsa justifikoi ndërmarrjen e veprimeve. “Pra, nëse kemi çmime pak të larta të naftës për pak kohë… sapo kjo të mbarojë, ato çmime do të bien. Unë besoj se do të jenë më të ulëta se më parë”, deklaroi presidenti amerikan. Çmimet e naftës janë rritur gradualisht që nga fillimi i luftës dhe ekonomistët kanë paralajmëruar se ka të ngjarë të vazhdojnë ta bëjnë këtë nëse konflikti vazhdon.