Ishin nisur për të parë një shfaqje muzikore, shuhet familja në aksidentin tragjik të trenave, shpëton mrekullisht vetëm 6-vjeçarja

Ishin nisur për të parë një shfaqje muzikore, shuhet familja në aksidentin tragjik të trenave, shpëton mrekullisht vetëm 6-vjeçarja

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në jug të Spanjës, ku një aksident hekurudhor i tmerrshëm ka marrë jetën e 42 personave, përfshirë prindërit, vëllain dhe kushërirën e një vajze 6-vjeçare, e cila ishte duke udhëtuar për në Madrid për të parë një shfaqje muzikale. Vajza, e cila nuk është identifikuar, është e vetmja anëtare e familjes që mbijetoi, duke kaluar pa pasoja të rënda nga aksidenti që ndodhi të dielën pranë qytetit të Adamuz, në provincën Córdoba të Andaluzisë. Vajza u gjet duke ecur përgjatë shinatave pas përplasjes mes dy trenave dhe kishte vetëm një plagë të vogël në kokë. Sipas mediave spanjolle, familja e saj ishte kthyer nga një udhëtim në Madrid, ku kishin shkuar për të parë shfaqjen muzikale “Mbreti Luan” dhe për...