Ishin duke transportuar ndihma humanitare nga Meksika drejt Kubës/ Zhduken dy anije në Karaibe, dyshohet se…

Ishin duke transportuar ndihma humanitare nga Meksika drejt Kubës/ Zhduken dy anije në Karaibe, dyshohet se…

Një operacion kërkim-shpëtimi është duke u zhvilluar në rajonin e Karaibeve për dy anije me vela të zhdukura, të cilat transportonin ndihma humanitare nga Meksika drejt Kuba. Autoritetet meksikane kanë angazhuar njësi detare dhe avionë ushtarakë për të gjetur anijet “Friendship” dhe “Tigger Moth”, në bord të të cilave ndodheshin të paktën nëntë anëtarë ekuipazhi, njoftoi marina në një deklaratë zyrtare. Sipas autoriteteve, anijet pritej të mbërrinin në Havana të martën ose të mërkurën, por që prej asaj kohe nuk ka pasur asnjë komunikim apo konfirmim për mbërritjen e tyre. Marina meksikane theksoi se është e përkushtuar të përdorë të gjitha burimet në dispozicion për gjetjen e anijeve dhe garantimin e sigurisë së ekuipazheve. Dy mjetet lundruese u nisën më 20 mars nga Isla Mujeres,...