Ish-zyrtari amerikan: Propozimi i Iranit për paqe nuk bind SHBA

Ish-zyrtari amerikan: Propozimi i Iranit për paqe nuk bind SHBA

Një ish-zyrtar i lartë amerikan ka vënë në dyshim seriozitetin e propozimit të Irani për të rihapur Ngushticën e Hormuzit dhe për t’i dhënë fund konfliktit, pa rifilluar negociatat për programin bërthamor. Mark Kimmitt deklaroi për Al Jazeera se propozimi i Teheranit nuk ka logjikë dhe vështirë se do të pranohet nga SHBA. Sipas tij, vetë Irani e ka përfshirë çështjen e Ngushticës së Hormuzit në konflikt, duke e përdorur si një mjet presioni në negociata. “Fakti që tani po përpiqen ta përdorin rihapjen e ngushticës për të shtyrë negociatat e mëtejshme, nuk ka kuptim dhe nuk besoj se amerikanët do ta pranojnë,” u shpreh Kimmitt. Ai shtoi se autoritetet iraniane besojnë se ndodhen në një pozicion të fortë negociues, ndërsa paralajmëroi se oferta mund...