Ish-Zonja e Parë e SHBA:Mendova se Biden pësoi goditje në tru gjatë debatit me Trump

Ish-Zonja e Parë e SHBA:Mendova se Biden pësoi goditje në tru gjatë debatit me Trump

Ish-Zonja e Parë e SHBA-ve, Jill Biden, është shprehur se ka menduar që bashkëshorti i saj, ish-Presidenti Joe Biden, po pësonte një goditje në tru gjatë debatit presidencial të vitit 2024, i cili u komentua gjerësisht për performancën e tij të dobët. “Isha e frikësuar, sepse nuk e kisha parë kurrë Joe-n ashtu më parë dhe as më pas. Kurrë,” tha Jill Biden për CBS News. “Nuk e di çfarë ndodhi,” u shpreh ajo. “Teksa e shikoja, mendova: ‘O Zot, ai po pëson një goditje në tru’. Dhe kjo më trembi për vdekje.” Presidenti Biden u përball me presion të madh nga demokratët që të tërhiqej si kandidat i tyre pas performancës së dobët në debatin përballë kandidatit republikan të asaj kohe, Donald Trump. Biden...