Ish-perandoresha Pahlavi: Vdekja e Khameneit nuk e rrëzon sistemin, fati i Iranit në duart e popullit

Ish-perandoresha Pahlavi: Vdekja e Khameneit nuk e rrëzon sistemin, fati i Iranit në duart e popullit

Bota E Martë, 3 Mars 2026 19:57 Farah Pahlavi, e veja e Shahut të fundit të Iranit ka dhënë një mesazh të qartë dhe të matur për bashkësinë ndërkombëtare: vdekja e një lideri nuk përkthehet automatikisht në rënien e thellë të regjimit. Në një prononcim për Agence France-Presse (AFP), ish-perandoresha që jeton në Paris që nga koha kur u dëbua nga Revolucioni Islamik i janarit 1979, e cilësoi ndarjen nga jeta të Khameneit si një zhvillim me rëndësi historike. ”Vdekja e një njeriu, sado qendror që mund të jetë në arkitekturën e pushtetit, nuk do të thotë automatikisht fundi i një sistemi”,-theksoi Pahlavi, duke nënvizuar se strukturat thelbësore të regjimit mbeten të paprekura dhe funksionale. Sipas saj, rënia e vërtetë e teokracisë mund të vijë...