Ish-ministri serb: Veprimet e SHBA-së në Venezuelë janë si bombardimet e NATO-s ndaj Jugosllavisë në 1999

Ish-ministri serb: Veprimet e SHBA-së në Venezuelë janë si bombardimet e NATO-s ndaj Jugosllavisë në 1999

Alekasandar Vulin SERBI- Ish-ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, ka krahasuar veprimet e Shteteve të Bashkuara në Venezuelë me bombardimet e NATO-s ndaj Jugosllavisë në vitin 1999. Në një deklaratë për agjencinë ruse TASS, ai tha se bëhet fjalë për të njëjtën politikë agresive ndaj një shteti sovran. Sipas tij, sulmi dhe rrëmbimi i një presidenti janë paralajmërim për vendet jo-bërthamore. Vulin shtoi se këto vende ose duhet të armatosen fort, ose të heqin dorë nga politikat e pavarura. Ai theksoi se Rusia duhet të punojë për një rend të ri sigurie përballë Perëndimit. “Bombardimi i një vendi anëtar të Kombeve të Bashkuara dhe rrëmbimi i presidentit të tij është vetëm një paralajmërim për shtetet jo-bërthamore, që ose të armatosen aq shumë sa të bëhen...