Ish-kryeministri izraelit: Rrëzimi i regjimit në Iran mund të zgjasë për dekada
Ish-kryeministri i Izraelit, Ehud Olmert, gjatë një interviste ekskluzive për Klan News, ka folur për situatën në Lindjen e Mesme, luftën me Iranin, zhvillimet politike në Izrael dhe rolin e Shteteve të Bashkuara. Edhe pse thotë se Izraeli ka një epërsi ushtarake ndaj Teheranit, rrëzimi i regjimit të Iranit mund të ndodhë pas disa vitesh. “Në aspektin ushtarak, Izraeli ka një epërsi të qartë ndaj Iranit. Është arritur kontroll ajror dhe janë goditur shumë objektiva ushtarake dhe infrastruktura strategjike. Por pyetja më e rëndësishme është nëse kjo sjell një fitore strategjike afatgjatë. Dhe këtu përgjigjja nuk është e qartë. Unë nuk besoj se rrëzimi i regjimit në Iran mund të ndodhë shpejt. Kjo është një proces që mund të zgjasë shumë vite, ndoshta dekada.” Olmert thotë...
Burimi:
javanews.al